Dragash, arrestohet i dyshuari për disa raste të vjedhjeve të rënda

31 gusht 2023 | 11:52

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Dragash si rezultat i një pune mirë të organizuar operative hetimore ka arrestuar të dyshuarin F.J. (viti i lindjes 2000).

Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda të ndodhura në fshatrat e Opojës.

I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit është në telashe që kur mori vendimin…