Në përmbyllje të “Muajit të Rinisë”, Krasniqi: Krenar me të rinjtë tanë

31 gusht 2023 | 12:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkruar për përmbylljen e “Muajit të Rinisë”, të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë këtij muaji ka pasur energji pozitive dhe bashkëbisedime përmbajtjesore me të rinjtë e mrekullueshëm të Kosovës.

“Me aktivitete nga më të ndryshmet prej diskutimeve, ngjarjeve kulturore, kujdesit për mjedisin, sfidimit në sporte të ndryshme, e deri te aksionet simbolike si reagim ndaj keqqeverisjes së vendit, për një muaj rresht, djem e vajza të reja anembanë Kosovës shkëmbyen përvojat dhe idetë e tyre për të ardhmen që e ëndërrojnë këtu. Mbrëmje fantastike. Krenar me të rinjtë tanë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe Komuna…