Kroos: Në futbollin e Arabisë Saudite gjithçka rrotullohet rreth parave

31 gusht 2023 | 15:14

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos për herë të dytë brenda një jave, ka ka kritikuar lojtarët që kalojnë në Arabinë Saudite, duke i akuzuar ata si mercenarë.

Ndjenjat e tij u bënë shumë të qarta javën e kaluar kur u publikua lajmi se Gabri Veiga do të largohej nga Celta Vigo për Al Nassrin, pavarësisht se kishte shansin të shkonte në një numër klubesh të tjera kryesore në Evropë, duke e quajtur vendimin e 21-vjeçarit “të turpshëm”.

Kroos ka hedhur poshtë idenë se futbolli i Arabisë Saudite është diçka tjetër veçse një dëshirë për t’u pasuruar.

“Është thënë se futbolli atje është ambicioz, por gjithçka rrotullohet rreth parave. Në fund, është një vendim për para dhe kundër futbollit”, ka thënë Kroos për “Einfach Mal Luppen”.

Kroos ishte më pak i ashpër me veteranët që shkuan në fundin e karrierës: “Atëherë fillon të jetë e vështirë për futbollin që të gjithë e njohim dhe e duam, secili duhet ta marrë këtë vendim për veten e tij, si Cristiano Ronaldo, i cili vendosi ta bëjë atë në fund të karrierës së tij. Por bëhet shumë e vështirë kur lojtarët, të cilët janë në mes të karrierës së tyre dhe kanë cilësinë për të luajtur për klubet më të mira në Evropë, vendosin të bëjnë këto ndryshime”, ka shtuar Kroos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy zyrtarët e shtetit, Irfan Lipovica dhe Haviz Gara si…