Milani, PSG-ja, Dortmundi dhe Newcastel takohen në grupin e ‘ferrit’

31 gusht 2023 | 18:57

Ka përfunduar në Montecarlo hedhja e shortit të fazës së grupeve të UEFA Champions League, ku padyshim grupi i “ferrit”, mund të quhet ai i grupit F, ku ndodhen PSG, Borussia Dortmund, “kuqezinjtë” e Milan dhe “bardhezinjtë” e Newcastle.

Kështu, në grupin A, “bavarezëve” të Bayern Munich do t’i bashkohen “djajtë e kuq” të Manchester United, ku pritet një përballje e “magjishme” mes këtyre dy skuadrave, danezët e Copenhagen dhe “luanët” turq të Galatasaray.

Në grupin B, “andaluzianët” e Sevilla do të përballen me “topçinjtë” e Arsenal, në rikthimin e këtyre të fundit në fazën e grupeve të UEFA Champions League, holandezët e PSV Eindhoven dhe francezët e Lens.

Në grupin C, kampionët e Serie A, Napoli kanë në grupin, “mbretërit” e këtij kompeticioni, Real Madrid, portugezët e Braga dhe gjermanët e Union Berlin.

Në grupin D, “shqiponjat” e Benfica do të presin nënkampionët e Evropës, Inter, austriakët e Salzburg dhe spanjollët e Real Sociedad.

Në grupin E, kampionët e Eredivisie, Feyenoord do të kenë si rival “los colchoneros” të Atletico Madrid, “shqiponjat” romake të Lazio dhe kampionët skocezë të Celtic.

Në grupin F, “gjigandët” francezë të PSG do të mirëpresin “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, “kuqezinjtë” e Milan dhe “bardhezinjtë” e Newcastle.

Në grupin G, kampionët e Evropës, Manchester City do të kenë në grupin e tyre, rivalët e fazës së 1/8-ve në Champions League, RB Leipzig, serbët e Crvena Zvezda dhe zviceranët e Young Boys.

Në grupin H, “katalanasit” e Barcelona presin në grupin e tyre “dragonjtë” e Porto, ukrainasit e Shakhtar Donetsk dhe belgët e Antwerp, ku aktivizohet dhe “bomberi” i Kombëtares shqiptare, Arbnor Muja.

Finalja do të mbahet në Londër, ndërsa ky është sezoni i 69-të i turneut kryesor të futbollit evropian për klube të organizuar nga UEFA dhe sezoni i 32-të që kur u riemërua nga  European Champion Clubs’ Cup në UEFA Champions League.

GRUPI A: Bayern Munchen, Manchester United, Copenhagen, Galatasaray

GRUPI B: Sevilla, Arsenal, PSV, Lens

GRUPI C: Napoli, Real Madrid, Braga, Union Berlin

GRUPI D: Benfica, Inter, Salzburg, Real Sociedad

GRUPI E: Feyenoord, Atletico Madrid, Lazio, Celtics

GRUPI F: PSG, Dortmund, Milan, Neë castle

GRUPI G: Manchester City, Leipzig, Crvena Zvezda, Young Boys

GRUPI H: Barcelona, Porto, Shakthar Donetsk, Antwerp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet e…