Ballkani: Unë kampioni yt, Kosovë

31 gusht 2023 | 22:54

FC Ballkani ka siguruar kualifikimin historik për të dytin vit radhazi në Ligën e Konferencës. Pas këtij suksesi ka reaguar skuadra nga Suhareka e cila ndihet krenare për suksesin e arritur dhe rreshtimin e flamurit shtetëror.

“Për të dytin vit radhazi, e bëmë detyrën, për çka kemi punuar pa ndalur në asnjë moment. Si përfaqësuesit kryesorë të Republikës, luftuam pa reshtur për shtetin dhe emblemën tonë reprezentative. Kemi dhënë gjithçka nga vetja, që flamuri ynë shtetëror të rreshtohet aty ku e ka vendin, në mesin e më të mirëve në Ligë n e Konferencë s. Tani jemi më të lehtësuar, por aspak të vetë mjaftuar, pasi na pret përpara një rrugë edhe më e vështirë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, është koha jonë, koha e Ballkanit”, thuhet në reagimin e Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partizani është eliminuar në “play-off” të Ligës së Konferencës nga…