Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut bashkë në Monte Carlo

31 gusht 2023 | 22:56

Presidentët e tri federatave të Futbollit, që të tretë shqiptar, Agim Ademi nga Kosova, Armando Duka nga Shqipëria e Muhamed Sejdini nga Maqedonia e Veriut po qëndrojnë së bashku në Monte Carlo.

Presidenti Agim Ademi bashkë me presidentin e FSHF-së dhe njëherësh anëtarin e KE të UEFA-s, Armand Duka dhe presidentin e FFMV-së, Muhamed Sejdini me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin ndodhen në Monte Carlo, ku do të mbahet ceremonia e shpalljes së lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA si dhe do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, Europa Ligë dhe në Ligën e Konferencës.

E futbollin mbarëkombëtar edhe sivjet në fazën e grupeve në garat evropiane do ta përfaqësojë kampioni i Kosovës, FC Ballkani, i cili nesër do t’i mësojë kundërshtarët e kësaj faze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Ballkani ka siguruar kualifikimin historik për të dytin vit…