Kamenicë, arrestohet i dyshuari për disa raste të vjedhjeve dhe për dëmtim të pasurisë

01 shtator 2023 | 09:22

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë më 31 gusht si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojë të dyshuarin T.M. (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale si “Vjedhje’’ dhe “Dëmtim i pasurisë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës.

Intervistimti i të dyshuarit është bërë në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me rastin e fillimit…