Jalen Nesbitt përforcon KB Ylli

01 shtator 2023 | 11:32

KB Golden Eagle Ylli e ka zyrtarizuar përforcimin e radhës. Skuadra nga Suhareka ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin Jalen Nesbitt.

Edicionin e fundit, ai ishte pjesë e ekipit Amics Castello në kategorinë e dytë të Spanjës dhe pati një mesatare prej 8 pikëve, 5 kërcimeve e 2 asistimeve për ndeshje. Nesbitt në Spanjë ka luajtur edhe tek ekipi Almansa, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe në Danimarkë e Sllovaki. Ai është amerikani i parë dhe i huaji i dytë pas Henrik Shirkos që është zyrtarizuar për edicionin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të premten e shoqëruar nga…