Mercedesi ‘blindon’ Hamiltonin dhe Russellin

01 shtator 2023 | 12:07

Rinovimi i shumëpritur i kontratës ka ardhur. Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, do të pilotojë makinën Mercedesit deri në vitin 2025.

E njëjta situatë edhe me shokun e tij të skuadrës George Russell, që gjithashtu ka rinovuar me Mercedesin deri në vitin 2025. Pra, makina gjermane do t’i besojë sërish dy pilotëve britanike edhe për dy sezone të tjera. Lajmi u zyrtarizua nga Mercedesi, që konfirmoi se kishte arritur marrëveshjen me të dy pilotët e saj.

“Çdo ditë ëndërrojmë të jemi më të mirët dhe kemi muaj që i dedikohemi këtij objektivi”, ka thënë Hamilton.

“Të shkosh në majë nuk vjen sa hap e mbyll sytë, duhet shumë punë, dedikim. Për mua është një nder të hyj në librat e historisë me Mercedesin. Kemi mësuar si nga sukseset ashtu dhe dështimet, ndaj do të vazhdojmë të ndjekim ëndrrat tona. Historia jonë nuk ka përfunduar ende”, u shpreh Hamilton.

“E di që titulli i tetë kampion mund të vijë një ditë, por nuk garoj në pistë për t’u hakmarrë ndaj Max Verstappen, për atë që ndodhi vitin 2021. Mendoj se me këtë skuadër mund ta fitoj edhe një titull tjetër dhe nuk do të ndalemi deri sa t’ia dalim mbanë së bashku”, ka shtruar britaniku Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Sc. Salihe Salihu Në momentin kur e lexova titullin…