Kryetari i Rahovecit e pret presidenten Osmani në zyrën ku mban fotografinë e ish-presidentit Thaçi

01 shtator 2023 | 12:27

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur të premten në takim presidenten e vendit, Vjosa Osmani, derisa kjo e fundit është duke vizituar këtë komunë.

Osmani ka publikuar në “Facebook” disa fotografi, ku në njërën prej tyre, në prapavijë shihet fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Latifi si duket, e mban ende në zyrën e tij fotografinë e ish-presidentit.

Ndërkohë, Osmani në postimin e saj ka shkruar: “Në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot jemi në Rahovec, kryeqytetin e bujqësisë e të rrushit, ku u mirëprita nga kryetari i komunës z. Smajl Latifi. Pas pak, së bashku me kryetarin do ta bëjmë hapjen zyrtare të Hardhfestit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e numrit të rasteve të dhënies së shtetësisë së…