Shorti i Ligës së Konferencës, Ballkani në grup të vështirë

01 shtator 2023 | 15:42

Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani ka mësuar kundërshtarët e tij në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani është shortuar në grupin C, së bashku me Dinamo Zagrebin, Viktoria Plzen dhe Astanan.

Pikërisht Astana e eliminoi Partizanin e Tiranës në “play-off”-in e Ligës së Konferencës.

Kurse, kundërshtari tjetër i Ballkanit në grup, Viktoria Plzen e kishte eliminuar Dritën në raundin e dytë kualifikues.

Grupet në Ligën e Konferencës:

Grupi A: Lille, Slovan Bratislava, Olimpija Ljubljana, KI Klaksvik.

Grupi B: Gent, Maccabi Tel Aviv, Zorya Luhansk, Breidablik.

Grupi C: Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen, Astana, Ballkani.

Grupi D: Club Brugge, Bodo/Glimt, Besiktas, Lugano.

Grupi E: AZ Alkmaar, Aston Villa, Legia Varshava, Zrinjski.

Grupi F: Ferencvaroc, Fiorentina, Genk, Cukaricki.

Grupi G: Eintracht Frankfurt, PAOK, HJK Helsinki, Aberdeen.

Grupi H: Fenerbahçe, Ludogorets, Spartak Trnava, Nordsjaelland.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deklaratë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se mund…