Rreth një milion euro investime në ShFMU “Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë

02 shtator 2023 | 11:27

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë është një ndër shkollat më të mëdha në Klinë. Ajo ka rreth 500 nxënës. Përveç numrit të madh të nxënësve, çdoherë nga kjo shkollë kanë dalë nxënës që kanë treguar suksese të jashtëzakonshme në shumë veprimtari si rezultat i angazhimit të stafit mësimor dhe menaxherial të shkollës.

Komuna e Klinës, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle, vazhdimisht ka kërkuar donatorë ndërkombëtarë për rinovimin e shkollës. Dhe, një e ka gjetur. Rinovimi i kësaj shkolle po bëhet me mbështetjen materiale nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti ka vlerë rreth 1 milion euro dhe përfshin rinovimin e tërësishëm të shkollës. Pas përfundimit të projektit, nxënësve dhe mësimdhënëse do t’u krijohen kushte moderne të zhvillimit të procesit mësimor.

“Planifikimet fillestare kanë qenë që të gjitha punimet të përfundojnë në muajin maj të vitit të ardhshëm, por sot gjatë vizitës që i kam bërë shkollës, bashkë me drejtorin Qemajl Sejdija, kam kërkuar nga kompania punëkryese ta rritë ritmin e punimeve dhe që në gjysmëvjetorin e dytë nxënësit, të cilët vitin e ri shkollor 2023/24 e kanë filluar në shkollën në Përçevë, procesin mësimor ta zhvillojnë në ambientet e reja të shkollës. Mora zotim nga punëkryesi se do të realizohet me kohë”, ka njoftuar kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akterët ndërkombëtarë, të cilët kanë vepruar në Kosovë gjatë periudhës…