Veprimtari Bislimi takon ministra e parlamentarë të Zvicrës, temë diskutimi Kosova

02 shtator 2023 | 17:10

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka takuar ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis, ministren e Financave, Karin Keller-Sutter dhe parlamentarë të shumtë.

Në këto takime, Kosova ishte temë diskutimi. “Bashkëbiseduam për shumë çështje dhe gjetëm mirëkuptimin se integrimi i shpejt i Kosovës në Bashkimin Evropian është e vetmja zgjidhje për stabilitet afatgjatë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Ai ka shkruar tutje se: “Ata që kanë Kosovën për zemër padyshim që janë miqtë tanë më të mirë në të gjitha partitë zvicerane. Unë jam nga ata që mendoj se ne duhet të votojmë miqtë tanë – njerëzit që solidarizohen me Kosovën, tek ata që gjejmë përkrahjen në proceset që kalon Kosova në integrime dhe në gjykatën artificiale të Hagës ku bëhet padrejtësia më e madhe në historinë tonë te re. Në Ministrinë e Jashtme që udhëheqin liberalët dhe vetëm këtu më së miri ndihmohet Kosova”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tregtia në mes të Italisë dhe Kinës nuk është përmirësuar…