“Sa më nacionaliste Qeveritë aq më të korruptuara janë”, Shala shpërndan dhe e komenton hulumtimin e “The Economist”

02 shtator 2023 | 21:23

Revista prestigjioze “The Economist” kanë shpërndarë sot në rrjetin social në “twitter” një artikull të tyre të mbështetur mbi disa analiza statistikash. Siç shkruan revista britanike, analziat e statistikave tregojnë se Qeveritë janë bërë më shumë nacionaliste që nga viti 2012.

Lidhur me këtë ka bërë një reagim deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

“Por roli më i rëndësishëm i nacionalizmit paranojak është si një mjet për të çmontuar kontrollet dhe ekuilibrat që mbështesin qeverisjen e mirë; një shtyp të lirë, gjykata të pavarura, OJQ dhe një opozitë besnike”, thotë Shala.

Nacionalizmi paranojak

Sipas një analize të bazuar mbi statistika të së famshmes “The Economist”, që nga viti 2012 ka një rritje të numrit të qeverive nacionaliste nëpër botë. Poashtu, ky hulumtim thotë se sa më nacionaliste qeveritë, aq më të korruptuara kanë prirjen të jenë.

Por roli më i rëndësishëm i nacionalizmit paranojak është si një mjet për të çmontuar kontrollet dhe ekuilibrat që mbështesin qeverisjen e mirë; një shtyp të lirë, gjykata të pavarura, OJQ dhe një opozitë besnike.

Udhëheqësit nuk thonë: “Unë dua të spastroj komisionin zgjedhor që të mund të bllokoj kundërshtarët e mi politik”. Ata thonë: “Komisarët janë tradhtarë”!

Ata nuk e pranojnë se duan të shtypin OJQ-të për t’iu shmangur shqyrtimit. Ata miratojnë ligje që përcaktojnë si “agjentë të huaj” çdo organizatë që merr fonde të huaja apo edhe këshilla, dhe vendosin kontrolle drakoniane mbi organe të tilla ose thjesht i ndalojnë ato.

Ata nuk e mbyllin shtypin, e zotërojnë atë.

Sipas një vlerësimi, të paktën 50 vende e kanë frenuar shoqërinë civile vitet e fundit.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich ka arritur të marrë tre pikë të mëdha…