Klinika e Gastrologjisë pajiset me aparaturë të re

23 gusht 2018 | 12:17

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se sot Klinika e Gastrologjisë është pajisur me një aparaturë të re dhe moderne.

Ai ka treguar se që tri vjet kësaj klinike i ka munguar një video-gastroskopi dhe një video-kolonoskopi për kontrollimin e zorrëve dhe lukthit.

Sipas Ismailit, qytetarët është dashur të trajtohen në sektorin privat duke shpenzuar mijëra euro.

Ministri Ismaili ka premtuar se në sistemin e shëndetësisë kosovare do të rritet cilësia dhe siguria shërbimeve si dhe do të shtohet dinamika e punës.

“Ka tri vjet që Klinika e Gastrologjisë është në mungesë të një video-gastroskopi dhe një video-kolonoskopi për kontrollimin e zorrëve dhe lukthit. Si pasojë, të gjithë qytetarët tanë që kanë pasur nevojë për trajtime të tilla, janë orientuar në sektorin privat, duke shpenzuar mijëra euro. Sot, ne ia dorëzuam një aparaturë të re dhe moderne kësaj klinike në mënyrë që qytetarët tanë të gjejnë trajtim aty. Me pajisjet e reja që do t’i blejmë edhe për klinikat tjera, do t’ua mundësojmë profesionistëve shëndetësorë që të përmbushin potencialin e tyre dhe në të njëjtën kohë të ruajmë xhepin e qytetarëve. Kështu, do të rritim cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve, si dhe do të shtojmë dinamikën e punës. Për shëndetësinë që duam”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.Fotografia e Uran IsmailiFotografia e Uran Ismaili/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)…