Formohen komisionet për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në Suharekë

23 gusht 2018 | 12:18

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muahrremaj, ka bërë me dije se ka marrë vendim për formimin e komisioneve të cilat do të merren me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

“Kam vendosur për formimin e komisioneve për të dalë në terren për t’i parë dhe për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara. Sot u formuan komisionet për disa fshatra dhe për qytet, ndërsa nesër (e premte) mbahet takimi për formimin e komisioneve tjera për fshatrat e mbetura”, ka thënë Muahrremaj.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milion euro për t’i dalë në ndihmë kësaj komune, pasi vërshimet që kanë ndodhur para disa ditësh kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se…