![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/auto_vjedhje1533657209.jpg)
Qytetarit në Skenderaj ia vjedhin BMW-në
03 shtator 2023
| 09:04
Një burrë në Skenderaj ka raportuar se dikush ia ka vjedhur veturën “BMË” që e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik.
“VJEDHJE E VETURËS – Skenderaj 01-02.09.2023 – NN. Ankuesi kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMË me targa vendore, të cilët e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik. Njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori.”