Vëllai plagos vëllanë në Mitrovicë

03 shtator 2023 | 09:20

Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën në rrugën “Mehmet Aqif Aksoy” në Mitrovicë, ku një 22-vjeçar po dyshohet se e ka qëlluar me armë vëllain e tij, pas një mosmarrëveshje dhe për pasojë e ka plagosur. Viktima është dërguar në spital për trajtim, teksa i dyshuari tashmë është kapur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari e ka plagosur  me armë zjarri vëllain e tij 20-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore, për  çka i njëjti është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se gjithçka dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti që plasi mes dy vëllezërve dhe lidhet me një palë syzë, që u bënë mollë sherri dhe e shtynë të riun ta gjuajë vëllain me armë.

Disa orë pasi i dyshuari shkrepi armën dhe e la të plagosur vëllain, u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe…