Policia jep hollësi për djegien e fabrikës së mobileve në Suharekë

03 shtator 2023 | 10:03

Një fabrikë e mobileve në Suharekë është përfshirë nga zjarri të shtunën.

Policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë hollësi lidhur me këtë rast.

Sipas policisë, kjo mobilieri është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

“Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një fabrikë e mobileve. Njësitet policore, zjarrfikësit, me ndihmën edhe të punëtorëve fabrikës ka rritur që ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin. Të lënduar nuk ka në këtë rast”, ka njoftuar policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarreve. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagimi i ashpër i presidentes Vjosa Osmani, ndaj paralajmërimeve për…