Motra pranon krimin: Amanda ishte e alkoolizuar, veprova për vetëmbrojtje

03 shtator 2023 | 10:06

Marsela Pushani ka dëshmuar se nuk ka dashur ta vrasë të motrën, por ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas saj, e motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike.

Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën.

Mëngjesin e djeshëm, sipas Marselës, dy motrat kanë pasur debat të vazhdueshëm pasi i kërkonin që të linte alkoolin.

Fillimisht Amanda ka marrë thikën dhe ka kërcënuar të motrën dhe nënën e saj se do t’i vriste. Marsela ka treguar më tej se situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

E arrestuara me profesion është mësuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fabrikë e mobileve në Suharekë është përfshirë nga zjarri…