Ja sa para u shpenzuan në Kosovë për udhëtime

03 shtator 2023 | 13:28

Gjatë muajit qershor qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar 141.3 milionë euro për të udhëtuar.

Kjo shifër paraqet një rënie prej 7 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nga këto harxhime 90 për qind janë nga diaspora, që nënkupton 126.6 milionë euro.

Ndërsa shpenzimet e udhëtimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, gjatë muajit qershor kanë arritur vlerën e 58.9 milionë eurove që paraqet rritje prej 18  për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Është bërë me dije se rreth 46 për qind e shpenzimet janë në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë njerëz kanë shqetësime të shëndetit mendor, siç janë ankthi…