Asamblistët e LV-së në Prishtinë do ta bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit Komunal

03 shtator 2023 | 15:01

Grupi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet nesër (e hënë).

“Siç jeni në dijeni, për ne, është e kontestueshme zgjedhja e kryesuesit të ri dhe rrjedhimisht e kontestojmë edhe ftesën për këtë seancë që vjen nga një autoritet për legjitimitetin e të cilit do të vendosin organet e drejtësisë”.

“Duke ditur faktin se tashmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë është iniciuar një konflikt administrativ në mes të MAPL-së dhe Komunës së Prishtinës, ndër të tjera edhe për çështjen e kryesuesit, vlerësojmë se thirrja dhe organizimi i kësaj mbledhje në këtë kohë është i panevojshëm dhe tendencioz. Në një situatë të tillë, me paqartësi juridike, të gjitha vendimet eventuale që merren në këto seanca të parregullta do të jenë objekt i trajtimit të serishëm nga Kuvendi Komunal. Ndërkohë, të gjitha pasojat juridike që prodhojnë vendimet e tilla do të jenë bazë e mjaftueshme për ndjekje e kallëzime penale”, ka njoftuar Vetëvendosje.

Asamblistët e LV-së kanë kërkuar nga partitë në pushtetit që “të përmbahen nga çfarëdo vendimi e veprimi në këtë faze” dhe gjithashtu kanë kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që ta trajtoj këtë çështje me prioritet.

“Kthimi i ligjshmërisë në Komunën e Prishtinës është emergjencë dhe domosdoshmëri”, ka njoftuar Vetëvendosja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, dhe homologu i tij rus,…