Mata vazhdon karrierën në Japoni

03 shtator 2023 | 16:33

Juan Mata nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur së karrierën do ta vazhdojë në Japoni tek Vissel Kobe.

Kjo është aventura e parë jashtë futbollit evropian për 35 vjeçarin, të cilit i përfundoi kontrata me Galatasaray më 1 korrik të këtij viti.

Mata krahas gjigantit turk, në karrierën e tij ishte pjesë edhe e Castilla, Valencia, Chelsea dhe Manchester United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshe nga çfarë pritej, mesditën e kësaj të diele, në…