Djali i shkoi në Evropë, 63-vjeçari pas 30 vjetësh mbyll ëmbëltoren në Kumanovë

04 shtator 2023 | 08:25

Në Kumanovë ishte i njohur me ëmbëltoren e tij, që gati gati për 30 vjet e kishte mbajtur duke punuar me djalin.

Ndërsa sot po e mbyll sepse ka mbushur 63 vjet dhe nuk mund të kujdeset dhe punojë më, pasi djali i tij ka vendosur ta ushtrojë profesionin në Evropë.

Samet Idrizi nga Gostivari me lot dhe emocione u përshëndet nga shumë qytetarë që vinin për herë të fundit.

“Mas pari për shkak të viteve, kam bërë 63 vjet dhe jam lodhur më me djalin vetë, punëtor nuk mund të gjej, vinin dy ditë punon u largoheshin dhe ajo më detyron se punë kemi pas boll.

Faleminderit shumë nga gjithë qytetarët e Kumanovës, na kanë respektua shumë unë ditën e sodit e kuptova çfarë respekti paskam pas në Kumanovë” – tha mes tjerash Samet Idrizi nga Gostivari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë tronditi të hënën Prizrenin. Në orët…