Rashica: Jam i lumtur që shënova gol, morëm tri pikë të rëndësishme

04 shtator 2023 | 11:00

Reprezentuesi “dardan”, Milot Rashica është shprehur i lumtur për fitoren e arritur me skuadrën e Beshiktashit ndaj Sivassporit (2-0), por edhe me golin e parë të shënuar me fanellën e kësaj skuadre. Vushtrriasi luajti për 63 minuta, teksa ishte autor i golit të dytë në këtë ndeshje.

“Jam shumë i lumtur që jam në Beshiktash. Jam i lumtur që shënova gol. Ishte e rëndësishme të marrim tri pikë para tifozëve. Do të kthehemi edhe më të fortë pas pushimit ndërkombëtar. Ne po përmirësohemi çdo ditë. Përshtatja e lojtarëve të rinj po bëhet më e mirë me praktikën. Jemi vetëm në fillim. Do të bëjmë shumë më mirë”, ka thënë Rashica.

“Familja ime më shikonte nga tribuna. Gjithashtu ishte shumë e rëndësishme të festoja golin me ta”, ka shtuar Rashica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj dy ndeshjet…