Drenica shkarkon trajnerin Sunaj Keçi

04 shtator 2023 | 11:28

FC Drenica e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Sunaj Keçin. Klubi kuqezi ka njoftuar se për këtë vendim janë rezultatet e dobëta në tri ndeshjet e para kampionale. Drenica ka marrë 1 pikë në tre ndeshjet e para.

“Pas rezultateve te dobëta në tri  ndeshjet e Ligës Parë së Kosovës në futboll, Bordi i klubit ka mbajtur mbledhje urgjente dhe ka vendosur unanimisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi. Ne e falënderojmë trajnerin Keçi për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij. Ambiciet e klubit janë serioze dhe të mëdha dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe deri te ky vendim. Klubi do të angazhohet me gjithë potencialin dhe mundësitë që ka për të bërë zgjedhjet e duhura për t’iu kthyer rezultateve pozitive. Ne nuk dorëzohemi”, thuhet në njoftim e Drenicës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në brigjet e liqenit të Cyrihut po ndodhë e pabesueshmja.…