Njoftim rreth konkursit plotësues për pranim të studentëve të rinj në studime themelore

04 shtator 2023 | 13:59

Universiteti i Prishtinës njofton të interesuarit se vazhdon të jetë i hapur konkursi për pranim të studentëve të rinj në studimet themelore – baçelor. Aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 7 shtator 2023, ndërsa janë gjithsej edhe 2711 vende të lira në dhjetëra programe studimore atraktive që ofrohen për të rinjtë

Vazhdon të jetë i hapur konkursi për pranim të studentëve të rinj në studimet themelore – baçelor në Universitetin e Prishtinës. Gjithsej 2711 vende të lira për studentë të rregullt janë të hapura në këtë afat të dytë të konkursit, në dhjetëra programe studimore atraktive që ofrohen për të rinjtë.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 7 shtator 2023.

Për informatat e përgjithshme rreth konkursit, kriteret, programet studimore dhe të tjera informata, klikoni KËTU.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Jahja Kokaj, ka marrë fjalën…