Deliu-Kodra, pushtetit: E keni bërë katrahurë gjithçka në këtë vend

04 shtator 2023 | 14:00

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar pushtetin, duke thënë se pasi i lanë fëmijët pa libra, mazhoranca sot bojkotoi seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.

“Pasi fëmijët i lanë pa libra e prindërit i maltretuan, sot, deputetët e pushtetit bojkotuan seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve në lidhje me këtë temë. Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend!”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës njofton të interesuarit se vazhdon të jetë…