LDK-ja paralajmëron kallëzim penal ndaj ministres Nagavci

04 shtator 2023 | 15:16

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me vendimin për subvencionim të teksteve shkollore.

Gashi këtë vendim e ka quajtur antiligjor, duke e quajtur qeverinë Kurti të paaftë për ta menaxhuar situatën me tekstet shkollore.

Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se ky “keqmenaxhim” u ka shkaktuar prindërve dëme ekonomike dhe emocionale.

“Qeveria është në shkelje të ligjit për tekste shkollore dhe në shkelje të ligjit parauniversitar. Kjo është një shkelje shumë e rëndë që ministria po e bën dhe për këtë do të përballen sipas gjitha gjasave edhe me ndjekje penale ministrja e Arsimit”.

“Mendoj që paaftësia e qeverisë për ta menaxhuar këtë proces ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe dëm emocional për prindërit dhe nxënësit i cili është dëm pariparueshëm”, ka thënë  Gashi në një konferencë për medie pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht sot përgatitjet dhe stërvitjet në kuadër…