Gliha: Për Kosovën jemi gati të vdesim në fushë

04 shtator 2023 | 16:28

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është grumbulluar për ndeshjet e shtatorit ku do të përballët me Zvicrën më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe tri ditë më vonë ndaj Rumanisë në udhëtim.

Përzgjedhësi i “dardanëve”, Primoz Gliha në konferencën për medie ka thënë se të gjithë në përfaqësuese duhet të jenë gati dhe të vdesin në fushë për të marrë më të mirën.

“Ne duhet të jemi gati edhe të vdesim në fushë, pasi luajmë për ekipin kombëtar dhe për një futbollist profesionist, nuk ka gjë më të rëndësishme. Nuk luajmë për para, por për dinjitet dhe duhet ta tregojmë në fushë këtë”, ka thënë Gliha, i cili ka folur më pas edhe lojtarët e rinj të ftuar në përfaqësuese si dhe për mesfushorin e Ballkanit, Lindon Emërllahun. Gliha ka bërë me dije se e ka pasur në plan ta fton Emërllahun, por një gjë e tillë ishte pamundur për shkak të lëndimit. “Besoj që e keni parë listën dhe aty ka disa emra futbollistësh të rinj. Janë disa futbollistë që kanë qenë pjesë e Kosovës U21 dhe po përpiqemi të bashkëpunojmë, për t’i vënë sa më shpejt në dispozicion të skuadrës së parë. Tani do të punojmë për të parë rezultatet në fushën e lojës. Rezultati është primar dhe në funksion të arritjes së tij, do të zgjedhim edhe futbollistët e skemën. Tani asgjë nuk është e lehtë, pasi ne kishim në plan grumbullimin e Emërllahut, por ai u lëndua”, ka shtuar ai.

Numri një i “dardanëve” e ka komentuar edhe zgjedhjen e Arbnor Mujës për të përfaqësuar Shqipërinë: “Muja është një shembull, shembull që do të mësojmë në të ardhmen. Mirëpo, ai e kishte marrë vendimin, nuk kishim çfarë të bëjmë më. Do të tentojmë që lojtarët më të mirë t’i mbajmë në Kosovë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm…