Osmani pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë: Përkushtim i përbashkët për avancimin e demokracisë

04 shtator 2023 | 16:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Osmani, ka theksuar se është përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e demokracisë.

“Përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e shtyllave të demokracisë”.

“Falënderoj për diskutimet përmbajtjesore kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë”, ka thënë Osmani.

Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri është takuar edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur ta riformatojë kabinetin…