Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren

04 shtator 2023 | 21:19

Policia e Kosovës e ka arrestuar Aziz Gashin, të dyshuarin për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija. Ai ka treguar se arrestimi i tij është bërë në një fshat të Malishevës.

“Po, është arrestuar i dyshuari sapo e konfirmuan, është arrestuar në një fshat të Malishevës. Aktualisht është duke u sjellë në stacionin policor në Drejtorinë në Prizren. Nuk ka rezistuar ekipet policore janë duke e sjellë në stacion” – konfirmoi drejtori Aliaj për Kallxo.com.

Policia sot ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij.

Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një vend ku energjia elektrike prodhohet pothuajse ekskluzivisht nga…