Tryeza për dialogun Kosovë-Serbi e thirrur nga Bahtiri nxjerr pesë konkluzione

23 gusht 2018 | 15:50

Në Mitrovicë të enjten është mbajtur tryeza lidhur me dialogun që po zhvillohet në Bruksel midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të cilën e kishte ftuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Në tryezë morën pjesë nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, nënkryetari i parë i LV-së, Besnik Bislimi, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi dhe kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së, Fatmir Matoshi.

Pas një diskutimi të gjerë e të frytshëm, ku qëndrimet lidhur me çështjet që u diskutuan ishin shumë të përafërta, pjesëmarrësit e kësaj tryeze lidhur me procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, njëzëri miratuan këto konkluzione: 1. Në dialogun që po zhvillohet në Bruksel nuk mund të ketë negociata për ndryshim të kufijve të Republikës së Kosovës dhe as për shkëmbimin e territoreve midis dy shteteve, 2. Asociacioni i Komunave të Kosovës me shumicë serbe nuk mund të formohet në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës dhe frymën e Kushtetutës sonë, 3. Është i domosdoshëm shqyrtimi dhe vlerësimi i procesit të deritanishëm negociator, duke u bazuar në raportin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, 4. Është e domosdoshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës të hartoj një platformë të përbashkët negociatore që përfshinë kërkesat e shtetit të Kosovës ndaj Serbisë dhe më pastaj të caktojë ekipin negociator, dhe 5. Ekipi negociator i aprovuar duhet t’i raportojë Kuvendit të Republikës së Kosovës pas çdo raundi të bisedimeve në Bruksel.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton opinionin publik rreth…