Kim Jong-un do të diskutojë me Putinin për dërgimin e armëve, alarmohet Amerika

05 shtator 2023 | 08:38

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jon-un planifikon të udhëtojë në Rusi këtë muaj për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan për CBS.

Dyshja do të diskutojnë për mundësinë që Koreja e Veriut ta furnizojë Moskën me armë për ta mbështetur luftën e saj në Ukrainë, tha zyrtari amerikan, transmeton Telegrafi.

Megjithatë akoma nuk dihet se ku do të mbahet takimi. Kim me gjasë do të udhëtojë me trenin e tij të blinduar, kanë thënë burime të New York Times.

Takimi i mundshëm vjen në kohën pasi që Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka informata të reja se po bëhen bisedime për armë mes këtyre dy vendeve.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby ka thënë se ministri rus i Mbrojtjes ka udhëtuar së fundmi në Korenë e Veriut për të “tentuar të bind Pyongyangun t’i shet municion për artileri Rusisë”.

Ai shtoi se Putin dhe Kim prej asaj kohe kanë shkëmbyer letra, në të cilat premtuan se do të rritin bashkëpunimin bilateral.

“I bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të ndërpresë bisedimet për armë me Rusinë, dhe t’i përmbahet premtimeve që Pyongyang i dha se Rusisë nuk do t’i dërgojë apo shet armë”, tha Kirby.

Ai paralajmëroi që Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin të gjitha masat, përfshirë vënien e sanksioneve, nëse Koreja e Veriut furnizon Rusinë me armë.

Takimi do të mund të zhvillohej në qytetin Vladivostok në lindje të brigjeve ruse, shkruan New York Times.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 26 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes…