Ndërron jetë profesori Qerim Rexhaj

05 shtator 2023 | 13:16

Ka ndërruar jetë profesori dhe veprimtari politik nga Istogu, Qerim Rexhaj.

Rexhaj ishte edhe korrespodent i gazetës “Epoka e re”.

Po ashtu, Rexhaj ka shërbyer edhe si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje për disa vite me radhë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit, aktivistit, intelektualit e profesorit QerimRexhaj. Mësues i hershëm, idealist i madh e veprimtar i pashoq politik, profesori QerimRexhaj dha shembullin më të mirë të njeriut që beson në ideale, që beson në dituri e arsim, që beson në liri e nuk ndalet asnjëherë deri në arritjen e qëllimit. I tillë ishte profesori QerimRexhaj, të tilla i kishte edhe mësimet, të tillë e kishte jetën, të mbushur me veprimtari, angazhim e aktivizëm deri në ditën e fundit të saj. Së fundmi, profesori Qerim Rexhaj, ishte pjesë e Kuvendit Komunal të Istogut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhaj, miqve, shokëve, aktivistëve e bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij!”, ka njoftuar Qendra e LV-së në Istog.

May be an image of 1 person and eyeglasses

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, vendosi ditën e…