Rusia godet portet ukrainase pranë kufirit të NATO-s

05 shtator 2023 | 13:31

Forcat ruse kanë sulmuar objektet e portit ukrainas në lumin Danub të përdorura për eksportin e ushqimit të dielën, një ditë përpara se presidenti rus, Vladimir Putin, të diskutojë ringjalljen e një marrëveshjeje të eksportit të grurit me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Të paktën dy persona janë plagosur nga sulmet, ka thënë një zëdhënës ushtarak rajonal. Infrastruktura portuale është goditur, duke shkaktuar një zjarr që është shuar me shpejtësi.

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë se 25 dronë janë përdorur në sulmet gjatë natës në rajonin e Odesa-s, 22 prej të cilëve janë rrëzuar.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ka thënë në një deklaratë se kishte në shënjestër objektet e magazinimit të karburantit në portin ukrainas të Reni, të përdorura për të furnizuar ushtrinë e Ukrainës.

Deklarata ruse ka shtuar se sulmi ishte i suksesshëm, me “të gjitha objektivat e caktuara të neutralizuara”.

Sulmi ka goditur pikërisht përtej kufirit nga Rumania anëtare e NATO-s, duke shkaktuar një qortim të shpejtë nga vendi. Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë e kanë dënuar sulmin “në termat më të ashpër të mundshëm”, duke e quajtur atë “të pajustifikuar dhe në kundërshtim të thellë me rregullat e ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Një ndihmës i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Kremlinin se po përpiqet të krijojë një “krizë ushqimore” me sulmet.

“Terroristët rusë vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën portuale me shpresën se do të jenë në gjendje të provokojnë një krizë ushqimore dhe uri në botë”, ka thënë ndihmësi Andriy Yermak, në aplikacionin e mesazheve “Telegram”.

Rënia e marrëveshjes ka nxitur çmimet globale të ushqimeve dhe nxiti frikën se vendet më të varfra të botës do të luftonin për të ushqyer popullsinë e tyre.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se vendi i tij do të jetë gati të ribashkohet me paktin sapo të shohë garanci se përfitimet e premtuara për Rusinë do të zbatohen.

Në ndërkohë, Ukraina është përpjekur të krijojë një korridor të përkohshëm transporti për anijet tregtare, por Kievi nuk ka qenë në gjendje të garantojë sigurinë e tyre nga sulmet apo minat ruse. Disa anije kanë përdorur këto rrugë pavarësisht rrezikut.

OKB-ja ka kërkuar gjithashtu të ringjallë marrëveshjen, raporton “CNN”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e diel u caktua si ditë pushimi nga Komuna…