Van Gaal: Triumfi i Argjentinës në Kupën e Botës ishte i planifikuar

05 shtator 2023 | 14:00

Në dhjetorin e vitit 2022, Argjentina u shpall kampione e Botës dhe Lionel Messi mund të quhet “zyrtarisht” lojtari më i mirë në historinë e futbollit, por dhe ikona të këtij sporti janë të mendimit se triumfi i “Albiceleste” ishte e planifikuar kohë më parë.

Argjentina e tekniku Lionel Scaloni mundi me shumë vuajtje “tulipanët” holandezë të Louis van Gaal, me përballjen që përfundoi me kohën e rregullt 2 me 2 dhe vetëm pas goditjes së penalltive, Messi me shokë siguruan gjysmë-finalen ndaj Kroacisë. Për triumfin e argjentinasve, i cili sipas tij ishte i “dyshimtë” ka folur dhe ish-tekniku i Kombëtares holandeze, Louis van Gaal, i cili është i mendimit se çdo gjë ishte e planifikuar paraprakisht dhe Messi duhet të bëhej kampion bote.

“Vërtet nuk dua të flas shumë për këtë. Nëse shikoni se si Argjentina shënoi gola dhe si shënuam ne, dhe si disa lojtarë argjentinas kaluan vijën dhe nuk u ndëshkuan, mendoj se gjithçka ishte planifikuar paraprakisht. Dua të them atë që mendoj. Messi duhej të bëhej kampion bote? Po, mendoj kështu”, u shpreh strategu i bankinës së “tulipanëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dëshmitar i mbrojtur kundër liderëve të UÇK-së në Hagë,…