Organizata terroriste serbe kërcënon me vdekje ministrin Sveçla

05 shtator 2023 | 16:26

Profili i organizatës “Severna Brigada” (Brigada e Veriut) në “Facebook” ka kërcënuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në “Facebook” se: “unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Sipas burimeve të “Kosovapress”-it, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).

Ndryshe, Sveçla të martën ka thënë se Policia e Kosovës të martën ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Ai ka bërë me dije se kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Dardan Gashi, ka thënë se bashkëshortja e kryeministrit Albin…