‘Rruga e re’, çfarë u diskutua në takimin e sotëm të LDK-së?

05 shtator 2023 | 16:38

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pa praninë e mediave, në Brezovicë është duke mbajtur një takim dyditorë me strukturat e saj për finalizimin e programit politik të partisë.

Pjesë e këtij takimit ishte edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku bashkë me kryesinë e partisë dhe ekspertë të fushave të ndryshme janë mbledhur për t’i diskutuar detajet e fundit për platformën e re politikë të LDK-së, e cila pritet të publikohet në muajin tetor.

“Reporteri.net” merr vesh se në takimin e sotëm është diskutuar për prezantimin e programit sipas sektorëve:

– Energjia

– Infrastruktura rrugore

– Mbrojtja-

– Integrimet euroatlantike

– Sektori financiar

“Rruga e re”, sipas zyrtarëve të LDK-së, është ruajtja e marrëdhënieve të Kosovës me aleatët e saj ndërkombëtarë, përkatësisht me BE-në dhe me ShBA-në.

Abdixhiku kohë më parë kishte zhvilluar takime me përfaqësues të bizneseve, mediave, shoqërisë civile dhe profile të ndryshme për të diskutuar me ta për situatën politike aktuale në vend.

Sipas LDK-së,iIniciativa është përmendur edhe si alternativë, në pamundësi të rrëzimit të qeverisë Kurti në Kuvend, meqenëse opozita ka pranuar se nuk ka vota të mjaftueshme për një mocion mosbesimi.

E madje dy javë më parë, kryetari Abdixhiku ka njoftuar se në kuadër të këtij programi do të niset edhe një “podcast” së shpejti.

“Folës, ide e prezantime të detajuara të programit tonë politik ‘Rruga e re’, vlerave identitare e vet vizionit tonë për të ardhmen. Kemi dëgjuar, tani do të flasim – për të ardhmen. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, kishte njoftuar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të veprimeve…