ShBA-ja mposhti Italinë, kualifikohet në gjysmëfinale

05 shtator 2023 | 16:51

Amerika është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës në basketboll.

Kjo pas amerikanët triumfuan në çerekfinale ndaj Italisë me shifrat 100-63.

ShBA-ja ishte bindshëm më e mirë në të gjithë çerekët, duke e pasur vazhdimisht epërsinë. Më i dalluari në fitoren e amerikanëve ishte Mikal Bridges, me 24 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.

Amerika në gjysmëfinale do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Gjermania-Letoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sofyan Amrabat është futbollisti më i ri i Manchester United.…