Halil Matoshi: Hashim Thaçi është Winston Churchill në krahasim me pushtetin aktual

05 shtator 2023 | 17:33

Dje gazeta Nacionale e botoi intervistën e Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, e cila ishte intervistë e gjatë nga Haga, ku Thaçi po vazhdon të qëndrojë si i paraburgosur i Gjykatës Speciale.

Duke e komentuar intervistën e Thaçit për Nacionalen, Halil Matoshi, analist dhe gazetar veteran, theksoi se Thaçi ishte më i shkathët se pushteti aktual në marrëdhënie ndërkombëtare.

“Zoti Thaçi në raportet ndërkombëtare, në raport me veriun e vendit, në krahasim me pushtetin e sotëm është Winston Churchill.” – tha ndër të tjera z. Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballafaqimi i Kosovës me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për…