Rrustemi i VV-së “godet” Lutfi Hazirin, paralajmëron BE-në: Çfarëdo mase tjetër e vështirëson dialogun

05 shtator 2023 | 19:57

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka bërë një paralajmërim të frikshëm, duke thënë se ndaj Kosovës është përgatitur edhe pakoja e dytë me sanksione nga Bashkimi Evropian.

Në lidhje me me këtë deklaratë ka reaguar deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.

Rrustemi për Tëvë1, ka thënë se për këtë nuk është në dijeni dhe se një gjë të tillë nuk e ka thënë askush nga Bashkimi Evropian.

Por fillimisht, tha se nënkryetarin e LDK-së nuk e merr seriozisht, duke e akuzuar rëndë.

Unë Lutfi Hazirin nuk e marrë seriozisht, por deklarimet e tij janë të habitshme se si përkujdeset dhe ku e gjene gjithë këtë zell për të afirmuar aspekte krejtësisht të dëmshme për interesat e Republikës së Kosovës e që shkojnë në dobi të Serbisë. Z.Haziri ka thënë se nga fundi privatizimit të ndërmarrjeve publike të Kosvës 80 për qind i takojnë Serbisë e 20 për qind punëtorëve, ai e ka mundësuar decentralizimin që ka shërbyer si bazë për Asociacionin, z.Haziri tashmë deklaron dhe paralajmëron gjëra të tilla që unë nuk i di dhe nuk i ka thënë askush nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ai.

Deputeti kishte edhe një paralajmërim për BE-në.

Por, çfarëdo mase… Unë nuk kam dëgjuar për masa të tilla… masat që tashmë janë në fuqi janë të padrejta për Kosovën dhe nuk i kontribuojnë dialogut politik me Serbinë, nuk i kontribuojnë normalizimit dhe unë besojë se çfarëdo mase tjetër e vështirëson dialogun. Nëse BE e ka qëllim dialogun dhe normalizimin këto janë veprime kontradiktore. Nuk mund të këtë masa”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet  07.09.2023 Punime të…