Musliu drejtuar VV-së: Gjumi s’po ju merr nga frika se mos po i lirojnë ata që, vetëm falë veprës së tyre, ju sot jetoni të lirë në Kosovë

05 shtator 2023 | 21:29

Deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu ka berë një reagim ndaj deputetëve të VV-së.

Musliu i tha deputetit të LVV-së Dimal Basha, s’po ju merr gjumi nga frika se mos po i lirojnë ish-krerët e UCK-së.

Ajo ndër tjerash i tha Bashës “vetēm falë veprës së tyre, ti sot jeton i lirë në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Messengeri i zdravo’s e paska lëshu perlen e radhës në garën e çoroditur për ta fituar një “bravo” nga Dejona e rrjedhimisht edhe nga Pinokio. PDK-ja krenohet me Kosovën e ju vazhdoni krenohuni me “gllumacat” e VV-së në Hagë.

Nuk kanë thënë kot: “ Mos i vet se t’kallxojnë vet”.

Dimal, ty e VV-në gjumi s’po ju merr nga frika se mos po i lirojnë ata që, vetēm falë veprës së tyre, ti sot jeton i lirë në Kosovë.

Rrena i ka këmbët e shkurta. Shihemi në Parlament, me “zdravo”, “energji, miell e vaj”, me Ridin e Martinin, me Gevallën e Ngavcin, me Nagipin e me “darsmat e zhvendosura nëpër institucione”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është…