Fatos Nano do të operohet sërish

06 shtator 2023 | 08:22

Ish-kryeministri Fatos Nano, i cili ndodhet prej disa javësh në spital, i është nënshtruar këtë të martë një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërhyrja ka qenë në mushkëri dhe nuk do të jetë e fundit pasi lideri historik i PS do t’i nënshtrohet kësaj procedure pas një jave sërish.

Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

Ish-kryeministri shqiptar u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ish kryeministri ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Negociatat për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po…