Kurti takon kryeministren e Estonisë

06 shtator 2023 | 10:58

Gjatë punimeve të Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP), kryeministri Albin Kurti ka takuar kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Kurti ka bërë me dije se me kryeministren e Estonisë ka biseduar për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të jap si anëtar në OGP.

“Tani në takim me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP). Biseduam për situatën politike në vend, në rajon dhe kontributin që shteti ynë mund të jap si anëtar në OGP”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AP Fundi i fundjavës së Ditës së Punës shënon praktikisht…