Joao Felix refuzoi katër klube angleze për Barcelonën

06 shtator 2023 | 12:05

Portugezi Joao Felix plotësoi ëndrrën e tij të fëmijërisë, duke kaluar te katalanasit e Barcelonës.

Prestigjiozja spanjolle “Mundo Deportivo” ka publikuar disa prapaskena tepër interesante të kësaj merkatoje vere, të lidhura pikërisht me ish-fantazistin e Benficës, Chelseat dhe Atletico Madrid.

Sipas raportimeve të spanjollëve, “të kuqtë” e Liverpoolit i kishin propozuar “bardhekuqve” të Atletico Madrid, një shkëmbim mes Darëin Nunez dhe Joao Felix, mirëpo ky i fundit nuk kishte pranuar. Përveç Liverpoolit, Felix refuzoi oferta dhe nga Manchester United, Aston Villa dhe Tottenham Hotspur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kolegë…