FBK-ja licencon tri klube, njëmbëdhjetë tjera me kusht

06 shtator 2023 | 15:53

Federata e Basketbollit të Kosovës ka licencuar tri klube, kurse njëmbëdhjetë tjera janë licencuar me kusht. Bordi i FBK-së, pas shqyrtimit të aplikacioneve të klubeve nga komisioni për licencim, ka marrë vendim për licencimin e klubeve të Prince Caffe Superligës dhe Superligës së Femrave.

Klubet e licencuara plotësisht janë KB Istogu, KBF Bashkimi dhe KBF Trepça. Ndërsa klubet e licencuara me kusht janë KB Vëllaznimi, KB Golden Eagle Ylli, KB Trepça, KB Sigal Prishtina, KB Proton Cable Prizreni, KB Bashkimi, KB Peja, KBF Peja 03, KBF Prishtina, KBF Penza dhe KBF United Basketball.

“Klubet e licencuara me kusht kanë afat deri më 12 shtator 2023 të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm, me ç’rast fitojnë statusin e klubit të licencuar plotësisht. Në të kundërtën, konform nenit 4, alineja 3 e rregullores për licencim dhe garim, ‘pa posedim të licencës, asnjë subjekt nuk mund ta ushtrojë të drejtën e pjesëmarrjes në ndonjë garë ose organizimit të ndonjë gare të basketbollit’”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonora Hana – Lleshi është e para autore me abstraktin…