Gjyqtarët e Kosovës ndajnë drejtësinë në ndeshjen San Marino – Norvegjia U21

06 shtator 2023 | 15:58

UEFA vazhdon delegimin e gjyqtarëve të Kosovës në garat evropiane, qoftë në nivel klubesh e qoftë në nivel të kombëtareve.

Kësaj radhe një katërshe e gjyqtarëve kosovarë është deleguar për ndeshjen kualifikuese të kombëtareve U21 për Euro 2025, ndërmjet San Marinos dhe Norvegjisë, e cila zhvillohet të enjten në orën 18:00.

Gjyqtarë kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu, me asistentë Edmond Zeqirin e Fatmir Sekiraqën, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë…