Nesër hidhet shorti për Superligat e basketbollit

06 shtator 2023 | 16:09

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se nesër (e enjte) do të hidhet shorti për Superligat e Kosovës në basketboll.

“Në zyrat e FBK-së nga ora 11:00 do të bëhet hedhja e shortit për edicionin e ri të Prince Caffe Superligës, kurse nga ora 11:30 do të bëhet tërheqja e shortit për Superligën e Femrave”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Përfaqësuesit e klubeve janë të mirëseardhur për ta parë tërheqjen e shortit.

Edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë më 22 shtator, ndërsa xhiroja e parë te femrat është më 6 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para udhëtimit zyrtar për në selinë e NATO-s, Presidentja e…