Ambasadori Reka vazhdon takimet, kësaj here takon përfaqësuesen e Salvadorit në OKB

06 shtator 2023 | 23:12

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar të mërkurën përfaqësuesen e Salvadorit në OKB.

“Nga takimi i sotëm me ambasadoren Egriselda López, Përfaqësuese e Përhershme e Salvadorit në OKB”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Salvadori ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013.

Një ditë më parë ambasador Reka ka takuar edhe përfaqësuesin e përhershëm të Mauritanisë në OKB, Sidi Mohamed Laghdaf.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës është duke u përgatitur intensivisht për dy…